Hapësire reklamuese

Politikë

Ju vjen keq nëse s’do jeni Qeverinë e re? Elisa Spiropali: Atë e vendos Edi Rama! Ministrja flet për tërheqjen e Gramoz Ruçit: I pazëvendësueshëm (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ju vjen keq nëse s’do jeni Qeverinë e re? Elisa Spiropali:

Ministrja Elisa Spiropali thotë se PS, me shumë gjasa, do të mbledh në fund të muajit gusht Asamblenë e Përgjithshme, shkruan neësbomb.al. Nën drejtimin e Edi Ramës, aty do të vendoset për emrat e rinj, të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të ri, për mandatin e tretë.

E pyetur nëse do tí vinte keq nëse s’do jetë pjesë e ekipit në shtator, ajo u shpreh se atë e vendos kryeministri Rama. Për tërheqjen e Gramoz Ruçit nga politika, Elisa Spiropali u shpreh se ai është një politikan i pazëvendësueshëm.

Për deklaratat e opozitës për operacionet e organeve të reja të drejtësisë, në News 24 ajo tha:

“Është ironike sesi opozita zgjedh të bëj hierarkinë e peshqeve në Shqipëri, kur në kohën që kjo opozitë ka qenë qveveri e këtij vendi, nuk ka guxuar leje më të votonin një Reformë në Drejtësi, që shkul kthetrat e tyre nga gjykatës e prokurorë. Partnerët na kanë mbështetur, kundërshtarët na kanë qenë të shumtë.”

Çfarë do të jetë ndryshme në Qeverinë e re?

- Shumë e thejsht. Ne nuk kemi ndërmend të angazhohemi në asnjë debat publik të pavlerë për qytetarët. Që nuk prodhon alternativa më të mira për qytetarët. Nuk do angazhohemi në qeverinë e sulmeve personale.

Për opozitën kemi pasur përherë të njëjtën kërkesë: Jemi shqiptarë, të ulemi në tryezë dhe të gjejmë pikat e përbashkëta për çështjet kombetare. Më shumë se 90% e shqiptarëve duan të integrohen në BE. Si bëhet kjo, duke bashkëpunuar.

Qeveria e re me emra të njohur apo të panjohur dhe të mirëkualifikuar?

- Nuk ka asnjë rëndësi sa të njohur e të panjohur, dhe cilët emra janë. E rëndësishme është që ne të votojmë programin tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme, në shtator.

Ju vend keq nëse nuk do jeni në Qeverinë e re?

- Nuk është çështje keqardhje. Nuk mund ti hy një diskutimi sepse nuk është në tagrin tim, por në tagrin e kryeministrit. Do ta diskutojmë në Asamblenë e Përgjithshme në fund të muajit gusht.

Tërheqja e Gramoz Ruçit

- Nuk e di a mund të zëvendësohet Gramoz Ruci. Është një personalitet i vecantë, i rrallë, i politikës shqiptare. Ishte zgjedhja e tij largimi me shumë dinjitet. Do na mungoj por do ta kemi pranë me këshillat e tij.

Sali Berisha në Kuvend?

- E ka deklaruar, nuk do i ndahet skenës politike shqiptare edhe ashtu me shpirt ndër dhëmbë. Ne as kërkojmë dhe as presim gjë prej tij.

I trembeni mos dekretimit nga Presidenti

- Presidenti nuk tremb më askënd. Ne komentin tonë e kemi dhënë në Kuvend për shkarkimin e tij. Nuk ka forcë që të mund të pengojë vullnetin e qytetarëve.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.