Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

“Ju thotë se do u japë mijëra euro sa dilni nga barku i nënës”, Rama sulmon Bashën: Luli nuk ju jep lekë, por do u japë 2 gishtat në të dy bebet e syrit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Njësinë 1 në Tiranë ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha për premtimet e këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.

Ai e ka krahasuar Bashën me Rrapush Xhaferrin e firmave piramidale, i cili premtonte lekë, teksa tha se Basha premton se do u japë qytetarëve mijëra euro sa të dalin nga barku i nënës, por në të vërtetë do u japë vetëm dy gishtat në sy.

Rama u shpreh se Partia Socialiste premton punë, sepse kur ke një punë, atëherë vijnë edhe lekët.

“Nuk është e vështirë për ta kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr me makina me bori, me njerëz që e shoqëronin karvan karvan, dhe e prisnin me këngë, dhe  thoshte lekë, lekë. Xhaferri thoshte më jep 1, t’ju jap 2. Luli i thotë më jep 1 votë, të të jap kaq lekë. T’ju jap e shtëpi kur të martoheni, mijëra euro sapo dilni nga barku i nënës.

Nuk iu jep jo lekë, por ju jep mbrapsht dy gishtat në të dy bebet e syrit. Kush premton punë, jo duke thënë do iu jap punë e vetë duke fjetur gjumë, por duke punuar pa pushim. Atëhere kur ke një punë, vjen lekë. Kur shkon pas premtimit të lekëve, jo punë s’ke. Shqiptarët kanë gabuar disa herë, kur janë ndjerë të lodhur, rraskapitur, janë ndjerë në atë rrugën, ka Haxhi Qamilin, kap një rrugë, të dalë ku të dali”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img