Hapësire reklamuese

Politikë

“Ju të hiqni mendjen”, Rama i përgjigjet Xhaferrajt: Fotot s’janë “live”, të shpallim emergjencën për 30 shtëpi? Deputeti: Kam studiuar në SHBA!

Shkruar nga Newsbomb
“Ju të hiqni mendjen”, Rama i përgjigjet Xhaferrajt: Fotot

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deputetit të PD, duke thënë se aktualisht nuk është e nevojshme për të shpallur gjendjen e emergjencës, pasi situata nuk është problematike. Ai i tha Xhaferrajt se fotot që ia tregoi në foltore nuk janë “live”

Rama: Ju më kujtoni atë shprehjen më jep shpirt po s’heq dorë. Më nxjerr videon time të asaj kohe dhe më thua hajde konfrontohu. I qëndroj 1 për 1 atyre që kam thënë, janë shifra të qarta fare.Një luftë e tërë bëhet me kamera, po të përsëris faktet nga Bashkia e Shkodrës. Më kërkon për të shpallur gjendjen e natyrës për 30 banesa.

Fotografitë nuk janë  live. Cilësia e diellit është live, fotografitë nuk janë live.Tani uji ka filluar që rë tërhiqet. Është e gjatë  ajo për të treguar se cfarë kemi bërë ne. Kemi pastruar me mijëra km kanale kulluese. Kemi një strukturë e cila ngrihet me sustë në këmbë, nuk shkon me  shapka dhe me varka teneqe siç ndodhte në 2010. Është një agjenci kombëtare e EC. Ju të hiqni mendjen. Ju jeni si ajo që thoshte të kesh dy një ta mbash dhe një ta çash.

Ndërkohë deputeti Ferdinand Xhaferraj iu drejtua Ramës, duke thënë se po i bën nder Shqipërisë me performanëc e tij, pasi ka kryer studimet në një nga shkollat më të mira në Amerikë.

Xhaferraj: Me erdhi keq për ju, i ndodhur në siklet për cilësinë e diellit. Unë ju them ju keni vjedhur me inceneratorët, ju më thoni cilësia e diellit, unë ju them si po përmbytemi  ju më thoni cilësia e diellit. Nëse do të do të dish cilësinë time, pyet. jam shkolluar në Amerikë dhe i kam nder vendit tim me performancën time.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll