Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ju shqetësojnë rrudhat? Blerina zbulon 'sekretet': Ja si ti luftoni ato me dietë ushqimore

Shkruar nga Newsbomb

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Acidi hialuronik është një molekulë uji e cila gjendet në trupin tonë, funksioni i së cilës është të mbajë te hidratuar lëkurën, sytë, artikulacionet etj.

Me kalimin e moshës depozitat e ujit në qelizë (ndryshe acidi hialuronik) pakësohet dhe vetë trupi ynë nuk është në gjendje ta riprodhojë atë me intenstitetin dhe sasinë e duhur.

Menjëherë e para që e pëson është lëkura e fytyrës tek e cila nis të shfaqen rrudhat e para deri në avancimin e tyre, më pas lëkura e trupit e cila humbet elasticitetin dhe me radhë i gjithë organizmi ynë vuan mungesën e kësaj molekule hidratuese. Ky më të prekurat janë kyçet e duarve, këmbëve dhe artikulacionet e tjera sipas rëndësisë që kanë në përditshëmrinë tonë. Natyrshëm lind pyetja si mund ta rikuperojmë ne acidin hialuronik nëpërmjet dietës tonë ushqimore.

Derivatet e kafshëve!

Janë një minierë e vërtetë prej nga ne mund të shtojmë në organizmin tonë acidin hialuronik. Bëhet fjale për lëngun e përftuar nga kockat e mishit të viçit, të qingjit dhe pulës. Duke i zier për orë të tëra në zjarr të ngadalshëm kockat e këtyre kafshëve (2-4 orë) ne kemi përftuar një dozë të lartë të acidit hialuronik, te cilin mund tja dërgojmë trupit me supëra të ndryshme ose edhe duke e pirë në temperature ambjenti lëngun e zier.

Rrënjët e perimeve!

Jo më larg se dy orë nga Tokio në Japoni ekziston një fshat i cili njihet në të gjithë botën për jetgjatësine e banorëve të tij. Studiuesit kanë saktësuar se kjo vjen falë përdorimit të lëngut të rrënjëve të përimeve që ato përdorin gjërësisht në menynë e tyre ditore. Rrënjët e perimeve përmbajnë shumë mangez, i cili më pas stimulon trupin të prodhojë me shumicë acid hialuronik.

Soja!

Shumica e ushqimeve që derivojnë nga Soja të tilla si qumështi, salcat e ndryshme, kosi, pastat etj përmbajnë isoflavonoid, përgjegjëse për rritjen e estrogjenit në trupin tonë dhe për rrjedhojë edhe e acidit hialuronik.

Vera e kuqe!

Nëse konsumohet pa u ekzagjeruar një gotë e një cilësie të mirë me verë është një ndihmë e madhe për trupin e njeriut, sepse tanimë dihet nga rrushi dhe farat e tij derivon fitoestrogjeni aq i domosdoshëm në prodhimin e acidit hialuronik. Gjithashtu shumë të mira në dietën tonë stimuluese të acidit hialuronik janë edhe erëzat pikante si speci i kuq dhe piperi.

Përgatiti Blerina e Florescenter

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.