Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Ju shoftë fara ju që s’votuat Belindin", kandidatja për Këshillin Bashkiak mallkon votuesit e Veliajt: S'keni as dis, as imam

Shkruar nga Newsbomb

Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës e koalicionit "Bashkë Fitojmë", Kada Kaceli duket se nuk është aspak e kënaqur nga rezultati në Tiranë, ku Erion Veliajt iu besua edhe një mandat 4-vjeçar.

Kaceli me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer dhe mallkuar ndaj qytetarëve që në këto zgjedhje kanë votuar Veliajn, dhe jo Belind Këlliçin.

"Mendoja...ose mo mire e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e ppshs. Kshuqe... Menojsha se Tirona meritojte me verte nji Belind. Po Tirona nuk qeka gati per nji cun zotni. Tirones i ka hum zotnilliku dhe nuk ia njofin mo as eren zotnijve. Ne gjithnji kemi pas ne do kemi Zotin para cdo gjoje ju s'keni as dine as imon. Ne pranej para jush jemi zotnilere. Ju si ne s'do bohi kurre!

Ju thojsha Tirona Be Lind se e besojsha me verte, po po me verte. Shume pri jush me pytshit mceftas, ne une ju thojsha Tirona Be Lind. Kaq. Po Tirona sot humi nji Belind qe do ta qaje gjate. Shume gjate. Ju qe se votut ju shofte fara, ju qe e besut, qofshi beku!  Te jom mirenjoftese per zotnillikun mer cun zotni. Kryt nolt Belind Këlliçi", shkruan ajo në postimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese