Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Ju premtoj që do flas për Shqipërinë në të gjithë botën” , Ricky Martin valvit flamurin shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
“Ju premtoj që do flas për Shqipërinë në të

Artisti i njohur latin, Ricky Martin ,ashtu si dhe pritej mbrëmjen e djeshme ngriti në “këmbë” Tiranën.  Sheshi Skëndërbej “u ndez” nga performancat magjike të këngëtarit dhe kërcimet latine.

Që në momentin që Ricky shkeli në tokën e shqiponjave mbeti i mahnitur dhe këtë fakt nuk nguroi ta ndante dhe me 18 milionë ndjekësit e tij në “Instagram”. Edhe mbrëmë ai falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe tha se Tirana është një qytet shumë i bukur.

“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë(mikëpritje), shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërisë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, deklaroi Ricky Martin.

Gjitashtu, në një pjesë të performancës së tij Ricky u shfaq me flamurin shqiptar mbi shpinë, teksa më tej bëri dhe shqiponjën dykrenare me duar. Detaj i cili u duatrokit nga qindra qytetarë të cilët ndodheshin në shesh.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed