Hapësire reklamuese

Rajoni

“Ju po rreni”, debat në Kuvendin e Kosovës për rritjen e energjisë elektrike, deputetët e opozitës godasin tavolinën

Shkruar nga Newsbomb
“Ju po rreni”, debat në Kuvendin e Kosovës për

Propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që rritja e tarifave të energjisë dhe subvencionimi i tyre  është rruga që duhet ndjekur për të përballuar çmimet e larta të importit të energjisë elektrike ka shkaktuar debate në seancën parlamentare.

Deputetët e partive opozitare kanë akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e krizës ndërsa kanë kundërshtuar rritjen e cmimit të energjisë.

Në Kuvendin e Kosovës është krijuar zhurmë gjatë kohës që po fliste zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili akuzoi deputetët e opozitës se po gënjejnë për çmimin e energjisë.

“U mytëm tu ju thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni”, ishte deklarata e Bislimit drejt deputetëtve.

Deputetët e opozitës filluan të qëllonin tavolinat duke bëtë kështu zhurmë dhe të pamundur vijimin e seancës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.