Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Ju merrni lekë nën dorë’, Rama DEBAT me analistin në emision: Ju të qeverisë merrni... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Gjekmarkaj

“Dua të lexoj diçka. Është e orës së fundit. Lombardia, rajoni më i pasur i Italisë, me shëndetësinë më ekselente. Nëse je asimptomatik, apo nuk je rëndë, sistemi sanitar publik nuk të siguron një tampon. Mund të bësh një tampon por kosto është e lartë. 100 euro mesatarisht. Qendrat private në Lombardi nuk dialogojnë me sistemin publik, dhe ja japin rezultatet qytetarëve”, tha Rama në “open”.

Ndërkohë në një debat me Gjekmarkaj, kryeministri e akuzoi këtë të fundit dhe kategorinë e gazetarëve se marrin lekë nën dorë.

Mirëpo Gjekmarkaj ia ka kthyer me të njejtën monedhë duke mos e pranuar këtë akuzë, megjithëse Rama tha se nuk e kishte personale.

Gjekmarkaj: Në Maqedoni bëhen mijëra testime dhe dalin tamponë çdo 24 orë, ndërsa këtu tek ne vjen tamponi pas vdekjes.

Rama: Ja shiko çfarë fjalësh, çfarë shpifjesh. Ju merrni lekë nën dorë...

Gjekmarkaj: Unë s’marr lekë nën dorë ju merrni lekë në dorë ju të qverisë...

Ai mban fjalim 1 orë ne nuk flasim fare

Rama: Mund të ndërhysh, por jo të flasim pa radhë. Ajo që them unë është të mos bëjmë nastradinim por t’i referohemi fakteve dhe shifrave.

Gjekmarkaj: Unë iu referova shifrave. Në Francë është 27 euro tamponi.

Rama: Ore mos ndërhy se je në tribunë ne këtu jemi në fushë. Pusho se na acarove

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll