Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ju kanë skaduar kartat e ID-së dhe pasaportat? Ministria e Brendshme njoftim të rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive

Ministria e Brendshme njofton të gjithë qytetarët se zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti janë të hapura dhe sot.

Sipas Ministrisë, të gjithë qytetarëve të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, mund të shkojnë sot, ditë e shtunë, në zyrat e aplikimit për të bërë rinovimin e tyre.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar,” njofton Ministria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll