Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ju ka propozuar Rama postin e ministrit të Brendshëm? Myslim Murrizi: Jemi 4 muaj para zgjedhjeve, me kryeministrin kam folur…

spot_img

Lajme të ngjashëm

054f1ea8c5475eb688a0fb6cc42dd3e8

Deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me protestat e fundi në vendin tonë, ndërsa është pyetur nëse Rama i ka ofruar postin e ministrit të Brendshëm, tashmë që Sandër Lleshaj është dorëhequr.

Ai ka thënë në Fax News se nuk i ka ardhur asnjë propozim i tillë nga Rama, ndërsa shtoi se me kryeministrin ka mbi 6 muaj që nuk është parë e dëgjuar, kur diskutonin për Kodin Zgjedhor.

“Nëse i duhet një ministër kukëll, çdo lloj ministri është kot. Do të ndryshojë arroganca e të parit të qeverisë, ky është në dorë të të parit të qeverisë. Këto janë shashka mediatike që i kam para për herë të parë dje. Myslim Murrizi, nuk është pjesë e qeverisë Rama nuk ka votuar asnjë herë për Partinë e Punës së Socialiste, se di kujt i ka pjellë në mendje kjo lloj ideje që mund të bëhet Ministër i brendshëm katër muaj para zgjedhjeve. Është shashkë mediatike. Kam mbi 6 muaj që as nuk jam parë as nuk jam dëgjuar me Ramën. “- tha Murrizi.

Për sa i përket protestave që po zhvillohen këto ditë nga qytetarët, Murrizi theksoi se nuk është bërë pjesë e tyre në mënyrë që të mos politizohet.

“Pse duhet ta bëjnë pis një protestë që nisi me një mllef i brendshëm të akumuluar që nga marsi që nga fillimi i pandemisë, me gjobat e policisë. Pra ky është një mllef. Jam me ta shpirtërisht, por nuk kam dashur që të zbres të protestës pikërisht për këtë fakt që mos të politizohet.

Unë nuk kam dal fizikisht pasi kam dashur të ruaj pastërtinë e mllefit të asaj rinie që dje filloi të ndryshojë edhe moshë, mosha mesatare u rrit. Sa më pak eksponentë të politikës të ketë në protestë aq më të fuqishëm janë ato. Nuk shkoj aty për të vjedhur protestën që nuk të iniciuar nga ne. Mos ja vidhni protestën!”- tha deputeti.

Murrizi u shpreh se Rama duhet të shkarkojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, si edhe drejtorin e Policisë së Tiranës, pasi sipas tij nuk është ndonjë qamet i madh.

“Ministri duhet të jepte dorëheqjen moralisht. Përgjegjësia e tij është morale. Rama duhet të shkarkojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, drejtorin e Policisë Tiranës që, të zbardhet si është e vëretat.  Duhet ti shkarkojë që ti zhveshi nga manteli i shtetit. Ministri i Brendshëm dhe zinxhirin komandues të drejtimit të shtetit. Nuk është naj qamet i madh, drejtori i Policisë është emëruar duke kapërcyer çdo lloj gardhi duke marrë grada. Ka marrë 4 grada për tre vjet e gjysëm. Ta shkarkojë ose ti kërkojë dorëheqjen në këtë valë deri sa drejtësia të zbardhë të vërtetën”, u shpreh Myslim Murrizi.

Më shumë

spot_img