Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ju jeni kokrrat e hajdutave!” Qytetari filmon punonjëset e ONE: S’më japin faturën

Shkruar nga Newsbomb
“Ju jeni kokrrat e hajdutave!” Qytetari filmon punonjëset e

Ky nuk është rasti i parë që dështimet e “One Albania” revoltojnë dhe "zvarritin" qytetarët në dyqanet e kësaj kompanie telefonike. Prej muajsh newsbomb.al është duke denoncuar skandalet e njëpasnjëshme të kompanisë "One Albania", e cila pavarësisht ankesave që abonentët kanë kundrejt shërbimeve që ata u ofrojnë, qëndrojnë duarkryq dhe nuk i japin zgjidhje asnjë prej problematikave.

Përpos skandaleve të ditëve të fundit, ku shumë abonentë u detyruan që për orë të tëra të mbeteshin në terr, pa sinjal dhe interent, së fundmi kompania nuk po u lëshon qytetarëve as kuponin tatimor, për shkak të dështimit të sistemit të saj.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga “JOQ”, një qytetar po kërkon me insistim kuponin tatimor nga punonjësja, e cila në këtë rast nuk ka asnjë faj, pasi kompania ku punon nuk di të menaxhojë funksionimin e sistemit. Qytetari i revoltuar pasi ka bërë një rimbushje në një nga pikat e One Albania, ka kërkuar edhe kuponin tatimor, mirëpo fatura tatimore nuk printohej.

Pjesë nga debati mes qytetarit dhe punonjëses:

Qytetari: Ju jeni kokrrat e hajdutave, ju jeni kokrrat e hajdutave. Unë bëj, blej diçka marr faturë, pse s'marr faturë unë? 

Punonjësja: Fatura ju vonon!

Qytetari: Pse sa vonon? 

Punonjësja: I nxjerr sistemi automatikisht, 10-15 minuta.

Qytetari: Po pse duhet të vonojë 10-15 minuta? Prandaj vidhni ju sepse nuk jepni faturë. Ju vidhni se s'jepni faturë. Ju jeni hajdutë, Faturën po, e dua.

Punonjësja: Nëqoftëse doni faturë, s'bëhet rimbushja, mund t'i merrni lekët .

Qytetari: Si nuk bëhet rimbushja? Dua faturë. 

Punonjësja: Nuk printohet fatura zotëri!

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: ONE Albania “i ha kokën” edhe shefit bullgar të IT-së, shkarkohet pas muajsh dështime Svetoslav Nanchev

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’

LEXO EDHE: “5 ditë pa internet, thoni s’kemi ç’bëjmë”, ONE Albania reklamon shërbimet, qytetarët “e masakrojnë” me komente

LEXO EDHE: AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

LEXO EDHE: “Ne jemi Rrjeti më i mirë”, One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje

Lexo edhe: ONE Albania presion abonentëve me gjyqe e zyra përmbarimi! Abuzimi me kontratat e mbyllura vite më parë dhe rasti i gazetarit që i kërkojnë 200 euro (DOKUMENTI)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese