Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

“Ju garantoj se jemi të pavarur”, kreu i SPAK flet për “presionet” e politikës, tregon raportet me SHISH dhe Policinë: Janë përditë në zyrat tona!

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani thotë se as ai vet dhe asnjë prokuror i strukturës që ai drejton, nuk e ka ndjerë presionin e politikës dhe janë të pavarur në punën e tyre të përditshme. Bashkë me prokurorët e tjerë, ata janë duke raportuar në Komisionin e Ligjeve.

I pyetur nga deputetja demokrate Dhurata Çupi, nëse ata ndikoheshin nga akuzat e opozitës se duhet të hetojë mazhorancën dhe anasjelltas, Dumani tha se Kuvendi u ka garantuar pavarësi.

“Kemi një kornizë kushtetuese dhe ligjore që na garanton pavarësi të plotë nga politika. De fakto, ju garantoj se çdo prokuror mund të ushtrojë funksionet e tij i pavarur. Unë në punën time as e kam ndjerë dhe as e ndjej presionin që mund të bëhet nga politika.

Patjetër që politika ka punën e vetë, do na sulmojë, por rëndësi ka të mos ndikohemi në vendimmarrje. Këtë jua garantoj, çdo prokuror është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij”, u shpreh kreu i SPAK gjatë raportimit në Kuvend.

Ndërkohë, deputeti socialist Xhemal Qefalia e pyeti Altin Dumanin se si i kanë raportet në SPAK me drejtuesit e institucioneve të tjera, si KLP, SHISH apo dhe Policia e Shtetit. Kreu i Prokurorisë së Posaçme u shpreh se me të gjithë institucionet kanë marrëdhënie të mirë dhe shkëmbejnë informacione të përditshme.

“Sa i takon KLP, janë marrëdhënie institucionale. Ne raportojmë atje një herë në vit,. Ata janë investuar të plotësojnë vakancat. Ka filluar vlerësimin edhe për një prokuror të prokurorisë së Posaçme, sepse ata shortohen, vitin tjetër mund të jem unë.

Për agjencitë e tjera, me SHISH kemi marrëdhënie të mirë. Shkëmbejmë informacione të përditshme. Kemi takime me ish-drejtuesit dhe drejtuesen e re. Marrëdhënia është shumë e mirë. Një bashkëpunim shumë cilësor.

Sa i takon bashkëpunimit me drejtorin e Policisë së Shtetit, se me atë na lidh më shumë puna. Kemi një marrëdhënie të mirë, institucionale, edhe me drejtorin por edhe me rangun tjetër të drejtuesve të krimit të organizuar apo krimit financiar. Ata janë të përditshëm në zyrat tona, zyra ime, zyra e zotit Kraja. Diskutojmë çështje të ndryshme. Janë marrëdhënie konstruktive”, vijoi Altin Dumani, drejtues i SPAK.

Lexo edhe: “Mbi 100 milionë euro pasuri të sekuestruara”, kreu i SPAK raporton te Ligjet: Po i përdorim për të investime dhe teknika hetimi


Më shumë