Hapësire reklamuese

Politikë

“Ju e morët në qafë Berishën”, “përplasje” mes kolegëve demokratë

Shkruar nga Newsbomb
“Ju e morët në qafë Berishën”,

Detaje të reja kanë dalë lidhur me mbledhjen e zhvilluar mesditën e së hënës brenda grupit të Partisë Demokratike. Mësohet se gjatë kësaj mbledhje Ervin Salianji ka kërkuar të diskutohet lidhur me intervistën dhe deklaratat e bëra nga ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj i cili drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për aferën e Inceneratorëve.  Gjithashtu ai ka kërkuar që aksionin opozitar ta radikalizojnë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim.

Nga ana tjetët Dashnor Sula ka akuzuar kolegët e tij duke i thënë se janë ata që e morën “në qafë Berishën”,  pasi e këshillonin që të mos paraqitej në SPAK.

“Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit”, mësohet të ketë thënë Sula.

Pjesë nga debatet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:

Gazment Bardhi: Do të diskutojmë sot (dje) për seancën plenare dhe reformën zgjedhore. Duhet të dini se ne kemi qenë në gatishmëri të plotë për zgjidhje të situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorancës është përjashtimi i deputeteve të opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kanë mohuar të drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si dhe kanë mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Të gjendur në këtë situatë ne duhet të vazhdojmë aksionin që kemi nisur.

Fatmir Mediu: Opozita duhet të bashkohet dhe ne kemi bërë propozim për Federatë.

Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me reformën zgjedhore. Duhet të biem diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen tek grupi deputetëve. Si aleancë për Ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në Parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, ti dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që i shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese.

Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.

Lindita Metaliaj: Ne duhet te bashkohemi jo vetëm këtu ne grup, por edhe ne baze. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimiste kur e shohin situatën te tille. Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me.

Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet ti rivalizojmë, ti motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm .

Dashnor Sula: Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit.

Ervin Salianji: Me vjen keq t’iu them qe çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohe qe duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze te ish nr 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar ne kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta por ndërkohe si një prej pjesëtareve te bandës tregoi se si përdoret pushteti për te pasuruar disa, për te goditur disa te tjerë, se si oligarkët marrin toke det dhe ajër duke ngrenë qofte me KM!

Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për te eliminuar kush ju del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet te mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose t’ua them troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njeri tjetrit për te fituar kohe e kemi gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim me pas.

Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim.

Agron Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë te dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim ne vetvete por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtarët. Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje te ligjit për to ku ne te jemi pjese.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm te sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë. Ne optiken time do ishte mire qe brenda këtij segmenti te jemi dhe te flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund te humbasësh ose se arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë. Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhenden e vet dhe duket sikur po i pëlqen axhenda jone

Dhurata Çupi: Une mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamentar për te ripare qëndrimin qe kemi ne raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin. Na duhet te gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistie Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të Pd-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese