Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Ju doni Dumanin, qeveria tjetërkënd”, ish-deputeti thirrje Yuri Kim: Takove 8 anëtarë të KLP, i thirre në rezidencë! Kanë raportuar te Rama ato që kërkove

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Myslim Murrizi zbardh prapaskenat e takimeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me diplomaten e lartë amerikane Yuri Kim. Sipas tij, ambasadorja u ka dërguar email të gjithëve dhe tetë prej anëtarëve i ka pritur një nga një në rezidencën e SHBA në Tiranë.

Ai i kërkon Kim që të mos merret me tre anëtarët e mbetur të qeverisë së prokurorëve, pasi të parët kanë raportuar te Rama për ato çfarë ajo u ka kërkuar. Sipas Murrizi, Amerika do që drejtuesi i ri i SPAK në 16 dhjetor të jetë Altin Dumani, kurse qeveria do tjetërkënd.

“Emailet qe Ju Zj Kim ju derguat nominalisht antareve te KLP ku i ftonit ne takim tek e tek ne rezidencen Tuaj nga data 1 dhjetor deri ne 12 dhjetor, gezuan antaret e KLP se u ndjene te “rendesishem” dhe te vleresuar, por shqetesuan KÇK  e rames dhe tufen e tij qeverisese ne qeveri, bashki, prokurori, drejtesi, politike, bisnes”, shkruan ish-deputeti.

“Mos harxho me kot kafe, çaj, uje apo qumesht keto 3 dite me 3 antaret e tjere te KLP qe te kane ngelur pa takuar deri me date 12, sepse ata 8 antare qe ke takuar deri sot, kane “ raportuar” me “ detaje” tek padrinot e tyre fjal per fjal çfare ju ke thene”, vijon ai.

Sipas asaj që shkruan Myslim Murrizi, shkarkimi publik që Ministria e Jashtme e Shqipërisë i bëri dje Yuri Kim, me anë të një postimi në Tëitter se kishin nisur procedurat e zëvendësimit të saj, ishte për të dhënë sinjal te Këshilli i Lartë i Prokurorisë se kush është “kapo dhe i forti”.

Shënimi i plotë i ish-deputetit Myslim Murrizi:

 E Nderuar Zj Kim!

Te kam bere disa here thirrje publikisht qe te kesh “ kujdes” me qeverine rama se ata kane mik dhe shok ” “padronin” Tend sorrosin ndaj nuk pyesin fare per Ju, sidomos kur Ju kerkoni te dilni nga “ rreshti”, sepse prej 3 vitesh rama ju ka konsideruar si vartese te Zj Xhaçka dhe jo siç keni menduar Ju  se ju konsideron

Ndaj edhe “ shkarkimin” Tend e “ firmosi” dje Zj Xhaçka sepse Ju keni dale “ pak” nga “ rreshti” duke mare persiper te diktoni KLP per te zgjedhur me date 16 si drejtues te SPAKUT Z Dumani nderkohe qe qeveria, partia, bashkia, prokuroria,”shoqnia”e çunave “ problematik” preferojne tjeter kend

Emailet qe Ju Zj Kim ju derguat nominalisht antareve te KLP ku i ftonit ne takim tek e tek ne rezidencen Tuaj nga data 1 dhjetor deri ne 12 dhjetor , gezuan antaret e KLP se u ndjene te “ rendesishem” dhe te vleresuar, por shqetesuan KÇK  e rames dhe tufen e tij qeverisese ne qeveri, bashki, prokurori, drejtesi, politike, bisnes

Prandaj me degjo mua si fshatar qe jam te pakten kete here pas “ shkarkimit” qe te beri dje Olta

Mos harxho me kot kafe, çaj, uje apo qumesht keto 3 dite me 3 antaret e tjere te KLP qe te kane ngelur pa takuar deri me date 12, sepse ata 8 antare qe ke takuar deri sot, kane “ raportuar” me “ detaje” tek padrinot e tyre fjal per fjal çfare ju ke thene

Edhe pse jo te gjitheve ju ke thene troç per ke duhet te votojne, perseri ata e kane kuptuar per çfare i ke thirrur dhe ke deshiron Ti qe Ata te votojne

Mirepo ndoshta Ju Zj Kim nuk keni “ kuptuar” qe KLP nuk ju ka me frike e as ka ndonje interes tek Ju sepse ata pas 1 viti mbarojne mandatin dhe duan ta kene mire me qeverine, bashkine, partine, prokurorine, shoqnine se kane pothuajse te gjithe familjaret e tyre te punesuar ne shtet, ne pushtet, ne qeveri, ne bashki, ne prokurori, ne drejtesi dhe kane mare ndonje gje te “ vogel” edhe nga “ shoqnia”

Ndersa Ju Zj Kim as ju dhate status prokurori, as keni mundesi te punesoni familjaret e tyre ne qeveri, bashki, drejtesi etj

Prandaj E Nderuar Zj Kim,qe 11 antaret e KLP ta marin vesh mire kush eshte “ kapo” dhe kush eshte me i forti, qeveria “ vendosi” dje “ shkarkimin” Tuaj nga detyra

Keshtu qe nga sot mos harxho as kohe me fare per te takuar askend jo vetem nga KLP, por as nga SPAKU, KLGJ, KED, GJYKATA, PROKURORIA, se askush nuk ju degjom më

Dhe nese ne vendin Tuaj vjen Z David , ka shume mundesi qe ne koktejin e largimit Tend, mund te thone qe te ka “shkarkuar” Zj Rudina Hajdari, por te pakten nje here me degjo mua se Mikja ime Rudina, nuk ka “dore” fare ne “ shkarkimin” Tend

Bile te sugjeroj shume miqesisht Zj Kim qe ta besh sa me shpejt koktejin e “ lamtumires” dhe ftoj te gjithe pa perjashtim ,qe tu japesh te kuptojne se e keni “ kuptuar” mire “ gabimin” qe keni bere, se ndryshe kam frike se do te shpallin non grata e do te “ perzene” pa ardhur shkresa e “shkarkimit”

Kjo “ mase” e rrepte “ ndeshkimi” vlen edhe per ambasadoret e tjere te vendeve te tjera qe te rrine “ urte” dhe ne “rresht” e te mos “ mendojne” se Ata varen nga Qeverite e vendeve te Tyre, por Ata jane nen “ hyqmin” e qeverise se rames sa te kete sorrosin mik shok padrino apo aleksin vella

Dhe nese ndonje Ambasador i ndonje Shteti tjeter do te guxoj qe tja prishi sado pak terezine qeverise dhe “ kapos” , ka shume mundesi qe te shkoj IKMT per ti vene eksploziv e ta rrezoj njelloj si Hotel Prestigji ne Golem

Eeehhhh E Nderuar Zj Kim

Nuk behet “ shaka” me lidera global te nivelit galaktin si kapo i qeverise Shqiptare

Ishalla nuk te ka mare inat shume siç mori Benin e disa ish ministra te tij qe i shkarkoi para pak kohesh e nuk ju flet me fare me goje, se pastaj mund te “ dalesh” ne pension fare edhe pse nuk je ne moshe pensioni

Te pershendes Zj Kim dhe uroj qe te “ shpetosh” me sa me pak “ ndeshkim” se ke pak kohe qe nuk je “ sjelle” mire sidomos kur u merzite me shkarkimin e “ kampion” gledisit te policise

Mos u merzit dhe mos u zhgenje nga keta mosmirenjohes se keta nuk dine gje tjeter veçse te “flakin” kur mendojne qe nuk ju hyn me ne pune

Ndaj te uroj miqesisht dhe shume sinqerisht

SUKSESE NE JETE

Më shumë


spot_img









spot_img