Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Jozefina Topalli ‘sulmon’ Lulzim Bashën: Tek ne veç qeverisë problemi është tek kreu i opozitës, është rasti më çuditshëm në botë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

458c824805108ee3359ee6ac11d1f615

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozfina Topalli, shkruan se shqiptarët nuk duhet më të votojnë Edi Ramën, Lulzim Bashën me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën bashkë.

Ajo ajo më anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se përveç qeverisë dhe skandaleve, problemi është edhe tek drejtuesi i opozitës.

Ajo ka sulmuar Bashën duke thënë se ai shkatërroi opozitë dhe përgjysmoi në numra mandatin e parë.

Topalli thotë se sa më shumë rritet pakënaqësia ndaj Edi Ramës, aq më shumë bie edhe Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Topallit:

Te dalesh me oferte ose Edi Ramen ose Lulzim Bashen me Monika Kryemadhin dhe Ilir Meten bashke eshte gjeja me e pamerituar per shqiptaret pas 3 dekadash , (ku emrat e mesiperm kane patur cdo pozicion qeveritar).

Nje vend qe ka 40 % varferine  ekstreme dhe ka udheheqes politik njerez  qe menaxhojne PPP dhe Vila luksoze  edhe ne vitin elektoral eshte nje rast guiness.

Ne cdo vend te botes problemi eshte qeveria.

Ne rastin tone perseri bejme perjashtim.

Tek ne pervec qeverise dhe skandaleve e korrupsionit pa kufi  te saj , eshte problem vete drejtuesi i opozites.

Njeriu qe shkaterroi opoziten dhe e pergjysmoi ne numra  ne mandatin e pare; qe i dhuroi qeverise te gjitha mandatet e deputeteve opozitar; qe i fali te gjitha keshillat bashkiak e bashke me ta te gjitha bashkite ne mandatin e dyte; ai, qe per 8 vite nuk rreshti duke thene se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen e qe tani po hyn si pa te keq ne zgjedhje pikerisht me ER, eshte rasti politik me i çuditshem ne bote.

Por problemi e cudite nuk ndalen ketu..

Sa me shume rritet pakenaqesia ndaj ER aq me shume bie edhe Lulzim Basha.

Ne kete kontekst politik deshperues, shqiptaret kane mundesi te votojne kundra Edi Rames, kundra Lulzim Bashes, kundra Monika Kryemadhit dhe Ilir Metes.

Ata kane mundesi te votojne per Levizjen per Ndryshim qe eshte kundra 3 kryetareve te korruptuar.

Ata kane mundesi te zevendesojne politiken cinike me politiken e shpreses.

Vota e tyre do ishte vote proteste, vote inteligjente dhe vote shprese

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img