Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Jozefina Topalli: Sikur ta dinit sa frikë ju kanë Rama, Basha dhe Meta! Unë i njoh mirë, e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm




Kryetarja e Partisë Lëvizja Shqiptare, Jozefina Topalli, ka akuzuar kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha se i shohin qytetarët vetëm si numër votash dhe nuk mendojnë për mirëqënien e tyre.

Në një intervistë Topalli tha se i njeh mirë dhe e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për të mbajtur pushtetin.

Ajo këshilloi qytetarët që të bashkohen dhe të votojnë kundër tyre, ndërsa shtoi se Rama, Basha dhe Meta kanë shumë frikë nga qytetarët dhe populli duhet t’i largojë me votë në 25 prill.

“Unë nuk i marr vota askujt. Votat që nuk shkojnë te Lulzim Basha le të vijnë te unë. Mandatet tona do i bashkohen të djathtës për të patur një qeveri të djathtë dhe një kryeministër të pakorruptuar. Nëse unë do kem një mandat, ajo votë së pari shkon për Shkodrën. Vota ime eleminon Edi Ramën të parin, por në të njëjtën kohë eleminon edhe Lulzim Bashën.
Me disa mandate që i bashkohen së djathtës, gjen një kryeministër tjetër dhe në të njëjtën kohë largon Bashën nga drejtimi i PD dhe Ramën e largon si kryeministër.

Nuk mund të sulmosh një seli partie, pasi duhet të presësh që të sulmohet edhe selia e partisë tjetër.Nëse dikujt i shkon mendja për një rikrijim të vitit 1997, ata janë kriminelë. U them qytetarëve që të votojnë kundër të treve. Unë i njoh mirë dhe e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Këta njerëzit i shohin vetëm si numër votash.

Ka qenë kryeministër ai që sot është president, kur na ka rrethuar me tanke, me ushtri dhe me polici dhe na ka çuar në komisariat. Kam shumë frikë që të lindin konflikte. Sikur ta dinit sa frikë ju kanë politikanët, ju do bëheshit bashkë dhe t’i largonit të tre këta, Ramën, Bashën dhe Metën. Dilni dhe votoni kundër të treve.”, tha Topalli.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img