Gazetarja dhe anëtarja e AMA, Desada Metaj ka reaguar pasi ditën e djeshme u zgjodh kryesia e re e Partinë Demokratike.
Metaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka dy kushte që të zgjidhesh në kryesinë e një partie politike, që janë: të mos kesh qenë kryetare e një partie tjetër si dhe të jesh anëtare e partisë që të zgjidhesh në kryeso.
“Të paktën dy arsye ligjore janë kusht që të zgjidhesh në kryesinë e një partie politike:
1. Zyrtarisht (pra në gjykatën e faktit) mos të rezultosh kryetare e një partie tjetër.
2- Të jesh po zyrtarisht anëtare e partisë që të ka zgjedhur në kryesi.
Por meqë kjo vlen për një vend normal më mirë mos ta kisha thënë më zë të lartë se dukem unë më qesharake se disa që po festojnë sot fitoren mbi regjimin e Edi Ramës” shkruan Metaj në postimin e saj.
Duket se këtë Metaj e ka për Jozefina Topallin, e cila ditën e djeshme u zgjodh si anëtare e Kryesisë së PD. Por kujtojmë që Topalli në zgjedhje e 25 prillit u fut në garë me partinë e re : Lëvizja për Ndryshim”, ku ishte edhe kryetare e kësaj partie.