Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Jozefina Topalli mbështet Foltoren e Berishës: PD ka nevojë për një lidership të ri! Të largojmë njeriun që e shiti opozitën për interesat e tij financiare

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka dalë në mbështetje të Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa e quan lëvizjen më të madhe të 30 viteve të fundit, ndërkohë që thotë se partisë i duhet një lidership i ri.

Ajo u shpreh se do të ishte e gatshme që të kontribuonte për reformimin e Partisë Demokratike pa Lulzim Bashën, ndërsa u rikujtoi demokratëve se Berisha kishte që në muajin maj që kishte shprehur ambicien për të konkurruar për poste drejtuese.

“Në fakt i kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme. Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim i jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën, të largojmë Edi Ramën, sepse vendi jonë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”, tha Topalli në Klan News.

Ajo u shpreh se nuk synon që të kandidojë përballë Berishës për kreun e partisë, por tha se rëndësi ka rithemelimi i PD-së, duke larguar njeriun që ka shitur opozitën për interesat financiare të tij.

“Për të larguar e cila e ka çuar nga disfata në disfatë, për të larguar njeriun i cili e ka shitur opozitën për interesat financiare të tij, personale dhe të familjes së tij”, shtoi ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img