Hapësire reklamuese

Showbiz

Jozefina Topalli gjyshe për herë të dytë, në ditëlindjen e vajzës së saj jep lajmin e bukur: Një ëngjëll ka mbërritur në shtëpinë tonë…

Shkruar nga Newsbomb

Megi Topalli, vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli është bërë nënë për herë të dytë. Ka qenë Topalli ajo e cila ka dhënë lajmin e bukur në ditën e lindjes së Megit.

Ajo nuk ka preferuar të tregojë gjininë apo emrin e bebit, por kanë qenë të afërmit që kanë zbuluar me komentet e tyre se foshnja është djalë.

Në foton e publikuar nga ish-kryeparlamentarja shihet Megi bashkë me dy djemtë e saj.

“Nje engjell i vogel ka mbrritur ne shtepine tone duke gezuar te gjithe. Megi e ne te gjithe kemi zemren plot”, shkruan Jozefina Topalli në postimin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll