Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Josep Borell flet për takimin e Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel: Më vjen mirë që takimi po ndodh në ditën që Joe Biden është këtu

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka folur në një konferencë për media para takimit që do të mbahet me ndërmjetësimin e BE-së në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Borrell është shprehur se në takimin e sotëm mes krerëve të Koasovës dhe Serbisë do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit”, ka thënë ai.

Borell ka bërë thirrje për Kurtin dhe Vuciçin që të vazhdojnë pa vonesa takimet për dialogun.

“Unë u bëj thirrje të dyve që të vazhdojnë me takime të dialogut pa vonesa dhe me fokus në arritjen e rezultateve, pavarësisht të gjitha dallimeve ekzistuese. Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe ky angazhim i sinqertë i të dyja palëve janë të nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe të Serbisë”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img