Jorida Tabaku publikon raportin e prestigjiozes ‘Moody’s’: Qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Publikuar tek: politike, më 21:25 11-07-2020 Jorida Tabaku publikon raportin e prestigjiozes ‘Moody’s’: Qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjensisë prestigjoze “Moody’s”.

Ajo thotë se në këtë raport thuhet se qeveria shqiptare është pengesa kryesore për ecurinë ekonomike të vendit, ndërsa shprehet se ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta.

Sipas Tabakut, vëmendje kanë tërhequr borxhi I lartë dhe PPP-të, të cilat janë shndërruar në bomba me sahat për vendin.

"Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë", shkruan Tabaku.

Raporti i Moody's:

https://www.moodys.com/research/Moodys-announces-completion-of-a-periodic-review-of-ratings-of--PR_425799?fbclid=IwAR3LWTXxdKQ50gxQEfct-9oVqmx5OyV6aXQMUmE4NO05r78mu65jhk_G4KI

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01027512550354
array(1) { ["section"]=> string(129) "jorida-tabaku-publikon-raportin-e-prestigjiozes-moody-s-qeveria-shqiptare-pengese-kryesore-per-ecurine-ekonomike-te-vendit-213574" }