Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Jorida Tabaku e bindur për ndryshimin e qeverisë: Në të gjitha sondazhet kemi patur rritje të lartë, llogarisim 20 mandate në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Jorida Tabaku e bindur për ndryshimin e qeverisë: Në të

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e Tiranës, Jorida Tabaku, është shprehur e bindur se PD do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se Tirana do të jetë qarku që do i prijë ndryshimit dhe që do të bëjë diferencën, teksa shtoi se PD llogarit 20 mandate në kryeqytet.

Sipas saj, Partia Demokratike ka patur rritje të lartë në të gjitha sondazhet pas prezantimit të programit dhe ekipit që do t’i përfaqësojë në zgjedhje.

“Tirana i prin ndryshimit, është ajo që bën diferencën dhe tregon sinjalin, trendin. Ne llogarisim në Tiranë fitoren e 20 mandateve. Partia Demokratike, në të gjitha sondazhet që janë bërë ka pasur një rritje të lartë, sidomos pas prezantimit të programit dhe prezantimit të ekipit. Në sondazhet tona të brendshme dhe në sondazhet e Partisë Socialiste, PD-ja është forcë e parë. Ka të dhëna që ka akoma një grup qytetarësh, të cilët janë të pavendosur, janë të lëkundur.

Ka zona që janë të majta, do të mbeten të majta dhe le ta njohim. Ne po përpiqemi të komunikojmë me çdo qytetar, pa asnjë dallim. Jem i duke i thënë që është votë për ta dhe për familjen  e tyre. Po përpiqemi të flasim dhe në zonat që janë të majta. Mbështetja është përtej kësaj që shohim, se ka dhe njerëz nën presion”, tha Tabaku në Top Talk.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll