Hapësire reklamuese

Politikë

Jorida Tabaku e Alfred Rrushaj “braktisin” Bashën, i bashkohet protestës së Berishës

Shkruar nga Newsbomb

Deputeja e opozitës Jorida Tabakut i është bashkuar protestës së thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për qëndrimin e saj, fotot e deputetës në bulevard, krah demokratëve të tjerë flet shumë.

Mesa duket Tabaku ka zgjedhur që më në fund të pozicionohet krah grupimit të Sali Berishës.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, deputetja në një reagim të gjatë në rrjetet sociale nuk pati nota bashkimi apo optimizimi, por është deklaruar publikisht kundër sulmeve ndaj SPAK si dhe kundër aksionit të opozitës në Parlament duke sjellë bllokimin e seancave.

Jorida Tabaku e Alfred Rushaj ne protesten e opozites - 20 shkurt Jorida Tabaku e Alfred Rushaj ne protesten e opozites - 20 shkurt

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj preferoi të mos deklarohej me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.

Lexo edhe: FOTOLAJM/ Berisha në arrest shtëpie, Argita i bashkohet protestës së opozitës

Lexo edhe: Pa Berishën në shesh, protestuesit demokratët “dynden” në bulevard

Lexo edhe: “Rama ik”, qytetari shkon në protestë me gjarpër në duar

Lexo edhe: Bardhi dhe Noka nisen nga selia e PD-së, prijnë demokratët në protestë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese