Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Jorida Tabaku depoziton në Kuvend Paketën Anti-Korrupsion: Të mos garojnë në tendera kompani që nuk ju njihet pronari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka depozituar në Kuvend një nismë të fundit Anti-Korrupsion, e cila ka për synim të ndalojë kompanitë që nuk kanë asete e nuk ju njihet pronari, të garojnë për të marrë tendera.

  • Së pari, kjo paketë siguron luftë ndaj pastrimit të parave, që fatkeqësisht kanë depërtuar sot në ekonominë tonë;
  • Së dyti, më shumë informacion, transparencë, llogaridhënie me krijimin e sistemit të kontratave publike që e kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian;
  • Së treti, elementë të cilët lidhen me pengimin për të marrë pjesë në garë të kompanive që nuk I njihet pronari, që nuk kanë burime financiare, që nuk kanë asete që do të krijojë më shumë konkurrencë për të gjitha bizneset shqiptare të cilat sot janë të penguara nga kjo.

Këto janë tre pikat kryesore të Paketës së depozituar nga Jorida Tabaku. Sipas saj,  korrupsioni është arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot largohen, sepse nuk ka ekonomi tregu, sepse nuk ka konkurrencë, sepse sot bizneset punojnë në të zezë.

Fjala e plotë e Jorida Tabakut:

Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur! Ashtu siç prezantova dje, sot po dorëzoj zyrtarisht Paketën Anti-Korrupsion me 4 ligje. Unë besoj që korrupsioni është arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot largohen; sepse nuk ka ekonomi tregu, sepse nuk ka konkurrencë, sepse sot bizneset punojnë në të zezë. Dhe ne mund ta ndryshojmë këtë sistem me pak gjëra.

  • Së pari, kjo paketë siguron luftë ndaj pastrimit të parave, që fatkeqësisht kanë depërtuar sot në ekonominë tonë;
  • Së dyti, më shumë informacion, transparencë, llogaridhënie me krijimin e sistemit të kontratave publike që e kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian;
  • Së treti, elementë të cilët lidhen me pengimin për të marrë pjesë në garë të kompanive që nuk I njihet pronari, që nuk kanë burime financiare, që nuk kanë asete që do të krijojë më shumë konkurrencë për të gjitha bizneset shqiptare të cilat sot janë të penguara nga kjo.

Besoj që këto janë disa gjëra konkrete që sot mungojnë! Sigurisht vullnetin politik nuk e siguroj unë! Unë mundem vetëm të jap propozimet, idetë dhe argumentet e mia! Faleminderit!

Më shumë


spot_img









spot_img