Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Jordania akuzon Erdogan: Po dërgon terroristë në Europë, ua konfirmon Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka akuzuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan se po dërgon terroristë në Europë dhe kjo bëhet në bazë të një plani të mirëorganizuar nga ky shtet. Është portali anglez “Middle East Eye” ai që publikon detaje të takimit të mbretit jordanez me zyrtarët amerikanë në Uashington.

albsig

“Fakti se terroristët po shkojnë në Europë, është pjesë e politikës së Turqisë. Turqia po kërkon një zgjidhje fetare për Sirinë, ndërsa ne jemi duke mbështetur elementët e moderuar në jug të vendit”, mësohet të ketë thënë Abdullah II.

Gjatë bisedës me zyrtarët amerikanë, Mbreti Abdullah ka theksuar se Turqia kërkon radikalizimin e situatës fetare në Ballkan dhe për këtë mund të dëshmojnë fare mirë Shqipëria dhe Kosova. Sipas Abdullah II, këto dy vende po i luten Europës t’i bëjë pjesë të saj, përpara se këtë ta bëjë Turqia.

Pjesë e takimit me mbretin jordanez kanë qenë senatorë të njohur dhe me peshë në kongresin amerikan si John McCain, Bob Corker, Mitch McConnell dhe Harry Reid.

Takimi i Mbretit të Jordanisë në Uashington është zhvilluar gjatë muajt janar, dy muaj përpara sulmeve terroriste në Bruksel të Belgjikës. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img