Hapësire reklamuese

Showbiz

Jonida Vokshi rrëfen se është në një lidhje

Shkruar nga Newsbomb

Emisioni “Thumb” këtë të shtunë solli një intervistë tepër interesante me moderatoren dhe njëkohësisht, aktore, Jonida Vokshi në rubrikën “Ça ka t’re?”.

Ajo foli për marrëdhënien e saj me teatrin dhe disa detaje për komedinë e zezë, “Kujtesa e Ujit”, ku personazhe kryesore jane tri motra që bëhen bashkë për përvjetorin e vdekjes së nënës. E rolin e njërës nga këto motra, më të voglës më saktë, e luan pikërisht Jonida Vokshi.

“Është motra më e vogël nga të treja dhe ka pasur plot 78 të dashur në jetën e saj, por nuk do të rrijë vetëm, do akoma më shumë se 78. Ka qenë e lirë të bëjë gjithçka.”, - përshkruan me pak fjalë Vokshi rolin e saj në komedinë që do të luhet në skenë të enjten, me datë 15 Shtator, rol ky shumë ndryshe nga Jonida në të vërtetë.

 “Jonida është komplet ndryshe nga ky personazh. Jonida di ta mbajë një lidhje të qëndrueshme”, - ka treguar prezantuesja e “Thurje”-s duke na lënë të kuptojmë se ajo është aktualisht në një lidhje.

Ndërsa për sa i përket faktit nëse do të dilte nudo në skenë për rolin e jetës, moderatorja është shprehur: “Nëse justifikohet, sigurisht që aktori duhet ta bëjë këtë gjë!”. Ama, prezantuesja është shprehur se edhe pse do t’i jepej roli i jetës për t’u shfaqur nudo, për momentin nuk do ta pranonte këtë në një projekt kinematografik apo teatral.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu