Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeon: S'kishte qëllim të merrte famë nga unë!

Shkruar nga Newsbomb
Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeon: S'kishte qëllim të

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka rrëfyer detaje dhe momente rreth lidhjes që ka pasur për rreth dy vite me Romeo Veshaj.

Jonida Maliqi fillimisht ka komentuar deklaratën e Romeos nga brenda Big Brother ku tha se "e ka dashur këngëtare vërtet". Ajo është shprehur se i është bërë qejfi që Romeo ka bërë këtë deklaratë.

"Sigurisht që m’u bë shumë qejfi kur Romeo tha që më ka dashur. Të dy e kemi deklaruar se ruajmë miqësi, përshëndetemi më pyet se çfarë bëj me jetën, sikurse e pyes. Kam takuar së fundi prindërit e tij, po ashtu Borën dhe Donaldin në premierën e filmit”, - ka rrëfyer Jonida Maliqi.

Këngëtarja e njohur ka treguar se me Romeon pas ndarjes kanë vazhduar miqësinë dhe familjarët e tij, edhe pse tashmë të ndarë.

“Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin.”

Jonida Maliqi ka mohuar akuzat se Romeo e ka përdorur sistuatën për të marrë famë nga këngëtarja dhe tha se nuk është faji i tij që aso kohe ajo ishte me e njohur.

"Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar duke qenë më herët se ai në skenë. Ah, mund të ketë pasur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi. Po s’ka qenë ai qëllimi që të merrte famë prej meje sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për qëllimin.” 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese