Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Joleza Koka anulon në momentin e fundit pjesëmarrjen në emision, kolegu e tepron: Do doja ta takoja pas orarit zyrtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata e krijuar sot brenda FRESSH-it dhe dorëheqja nga drejtimi i forumit, mesa duket e kanë detyruar Joleza Kokën që të anulojë në momentin e fundit pjesëmarrjen në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News 24.

Kjo është konfirmuar nga vetë të pranishmit, të cilët janë kolegët e saj në FRPD, LRI dhe AK.

Gazetari Rezear Xhaxhiu ka kërkuar nga Belind Këlliçi, Flavio Qarri dhe Endrit Brahimllari të shprehnin një opinion për Kokën dhe situatën e krijuar rreth saj.

Kreu i FRPD-së, Këlliçi ka thënë se Koka është një vajzë interesante por që e sheh larg politikës. “Është vajzë interesante edhe si natyrë, përpos atij fenomentit që i ndodhi. Por, si personazh e shoh larg politikës”, tha ai.

I pyetur nëse do kishte dëshirë të zëvëndësonte Kokën në krye të FRESSH, Brahimllari theksoi se ndihet mirë dhe i lumtur që zgjedhja e tij e parë ka qenë LRI-ja.

Ndërkohë më e ashpër dhe e tepruar ishte ajo çka tha Flavio Qarri, drejtues i forumit rinor të Aleancës Kuq e Zi. “Nuk e njoh, por do doja ta takoja (Jolezën) pas orarit zyrtar. Mund t’i bëja edhe një dhuratë”, tha Qarri.

Deklarata e Qarrit u bë vetë pak minuta pas statusit të kryeministrit Edi Rama, që kërkonte t’i jepej fund sulmeve ndaj kryetares së FRESSH.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img