Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

John Kerry mesazh shqiptarëve për 28 nëntorin: Mbështesim progresin drejt anëtarësimit në BE

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu urimet me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, zoti Kerry shkruan se Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në mesazh, çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in, njofton Voa.

“Ne, – shkruan zoti Kerry, – vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”

Në vitet në vijim, thuhet në mesazh, Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese