Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

John Kerry kritikon Netanjahun: Jemi për dy shtete, qeveria tënde më ekstremistja

Shkruar nga Newsbomb

Vota e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që i hapi rrugë miratimit të rezolutës për dënimin e banesave izraelite në tokën e pushtuar palestineze të Bregut Perëndimor, ka shkaktuar jo pak revoltë në qeverinë izraelite.

Kjo ka qenë një nga temat kryesore të fjalimit të fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili theksoi se administrata e Obamës ka bërë më shumë për Izraelin e çdo administratë tjetër, raporton Newsbomb.al.

Megjithatë Kerry tha se SHBA zgjodhi të votojë “në përputhje me vlerat e saj” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Zgjidhja 2-shtete Izrael-Palestinë është rruga e vetme për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Dhe vota jonë për këtë është”, tha Kerry.

“Nëse zgjidhja është vetëm një shtet, mund të jetë ose hebre ose demokratik. Nuk mund të jetë të dyja”.

Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, kritikoi ashpër kryeministrin izraelit Netanyahu:

“Koalicioni i tij është më pranë ekstremit të djathtë në historinë e Izraelit, me një axhendë të drejtuar nga elemente ekstremiste”. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese