Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

John Kerry, javën e ardhshme në Moskë

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot se do të shkojë javën e ardhshme në Moskë, për të biseduar me presidentin Vladimir Putin lidhur me tërheqjen e trupave ruse nga Siria dhe për perspektivën e paqes në vendin e shkatërruar nga luftimet.

Sekretari Kerry tha se do të bisedonte me zotin Putin dhe me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov “se si mund të çohet përpara procesi politik”.

Por kryediplomati amerikan paralajmëroi se “paqja afatgjatë do të jetë e pamundur të arrihet pa një tranzicion të vërtetë politik”, larg regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad, i cili ka bërë rezistencë për t’u larguar nga pushteti, Voa.

Lajmi për vizitën e zotit Kerry në Moskë erdhi  ndërsa bisedimet e paqes për Sirinë vazhduan për të dytën ditë në Gjenevë dhe ushtarakët e parë rusë u kthyen nga Siria. Ata u pritën me brohoritje nga turmat e njerëzve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese