Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

John Kerry: Asadi dhe Rusia të hetohen për krime lufte. I bashkohet edhe Angela Merkel

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se duhet të hapen hetimet ndaj regjimit të Asadit dhe Rusisë për krime lufte, për shkak të bombardimit të civilëve dhe spitaleve në Siri.

John Kerry, para takimit me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault në Washington, ka folur në lidhje me zhvillimet në Siri.

Ai duke theksuar se dje përsëri janë sulmuar spitalet në Siri, tha se "Rusia dhe regjimi sirian janë të detyruar ti tregojnë tërë botës se pse sulmojnë spitale, fëmijë dhe gra."

"Këta janë arsye të mjaftueshme për të nisur hetimet për krime lufte. Ata që i kanë kryer këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi për shkak të këtyre akteve", tha Kerry.

Ai më tej duke theksuar se sulmet të bëra kundrejt spitaleve dhe civilëve në Siri nuk mund të vlerësohen si "sulme të bëra rastësisht", theksoi se këto sulme janë zgjedhur me qëllim për ti frikësuar civilët.

Kerry gjithashtu tregoi se janë në bisedime me Francën, për të gjetur mënyrat për të shpëtuar rajonet të cilat gjenden nën sulmin dhe rrethimin e Rusisë dhe të regjimit.

"Do të trajtojmë se si duhet të jepet mesazhi më i fortë bashkarisht në lidhje me bombardimin e Halepit që gjendet nën rrethim në shekullin 21", tha Kerry.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri sot thirrje Rusisë t'i japë fund, atyre që ajo i cilësoi si "krime" në qytetin e Alepos, duke shtuar se Moska ka ndikim të madh mbi qeverinë e Sirisë.

Ajo tha se nuk ka asnjë justifikim për të bombarduar spitalet. Merkel tha se ajo që po ndodh në Alepo është një krim dhe duhet bërë gjithshka e mundur për të arritur një armëpushim, veçanërisht për t'u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. "Unë do t'i bëja thirrje Rusisë, e cila ka ndikim të madh tek presidenti Assad, që t'i japë fund sa më shpejt" krimeve mizore, theksoi kancerlarja Merkel.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po bën thirrje për një hetim për krime lufte nga Rusia dhe Siria. Ai i bëri komentet në një takim sot në Uashington me ministrin e jashtëm francez Jean-Marc Ayrault.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese