Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

John Kerry akuzon publikisht David Cameron për dështimin në Siri

Lajme të ngjashëm

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka akuzuar publikisht ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron për dështimin e Perëndimit në çështjen siriane.

Gjatë një konference për mediat, Kerry tha se plani i presidentit Barcak Obama për të ndërhyrë ushtarakisht pasi u provua se regjimi i Bashar al Assad kishte përdorur armët kimike kundër civilëve, u rrëzua kur Cameron dërgoi vendimin për ndërhyrje ushtarake në Kuvend dhe deputetët votuan kundër.

“Ne po lëvizmin përpara në këtë çështje kur mësuam se kryeministri David Cameron shkoi në Kuvend dhe kërkoi miratimin për t’u bashkuar në aksionin që ne do të ndërmerrnim. Dhe e dini çfarë? Kuvendi votoi jo, duke e refuzuar atë”, tha Kerry.

Kjo deklaratë e sekretarit amerikan u bë vetëm një javë pasi kryeministrja britanike, Theresa May kritikoi qëndrimin e Kerryt ndaj Izraelit, i cili e përshkroi qeverinë e Benjamin Netanjahut si të djathtë radikale. 


Më shumë