Hapësire reklamuese

Politikë

Johannes Hahn 'ngre në qiell' Maqedoninë, por thotë se do ketë dritë jeshile edhe për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn u shpreh besimplotë se dy shtetet do të marrin dritën jeshile në fund të majit.

Komisioni Europian do të publikojë në 29 maj progres raportin e përvitshëm të zgjerimit.

“Për dy javë do të prezantojmë raportin tonë dhe padyshim që do të rekomandojmë hapjen e negociatave për të dyja shtetet”, tha Hahn.

"Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet dhe tani shtetet anëtare duhet të dalin me vlerësime politike," tha Hahn. Ky do të jetë rekomandimi i parë për Shqipërinë dhe i dhjeti për Maqedoninë e Veriut.

Hahn u shpreh tepër optimist për Maqedoninë, teksa tha se ka bërë progres të llahtarshëm dhe një punë të mrekullueshme në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.