Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn, është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjatë vizitës së tij në Serbi.
Hahn shprehet se gjatë takimit është diskutuar edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën.
“Ne diskutuam gjithashtu për deklaratat nxitëse të cilat janë të pa pranueshme dhe mund të konsiderohen si ndërhyrje, duhet të shmangen”, është shprehur Hahn duke iu referuar deklaratës së Ramës në prestigjozen amerikane Politico.
Rama u shpreh gjatë intervistës për gazetën amerikane se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen në rast se dera drejt Bashkimit Europian mbyllet për dy shtetet. /Newsbomb.al