Hapësire reklamuese

Bota

Joe Biden: Trupat amerikanë vranë liderin e ISIS në Siri

Shkruar nga Newsbomb

Forcat ushtarake amerikane kanë përndjekur xhihadistë të rangut të lartë gjatë bastisjeve në veriperëndim të Sirisë, duke lënë të vdekur 13 persona. Presidenti Joe Biden tha këtë të enjtë se trupat amerikanë gjatë sulmit në Siri, vranë liderin e ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

“Mbrëmë në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane në Sirinë veriperëndimore ndërmorën me sukses një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, tha ai në një deklaratë për medie.

"Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi-liderin e ISIS-it. Të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurt nga operacioni. Unë do t'i jap komente popullit amerikan më vonë, Zoti i ruajtë trupat tona”, përfundoi Biden.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu