Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Joe Biden takim “kokë më kokë” me kryeminstrin Boris Johnson, çfarë po diskutojnë dy liderët?

Shkruar nga Newsbomb
Joe Biden takim “kokë më kokë” me kryeminstrin Boris

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po zhvilojnë një takim dypalësh, ku pritet të diskutojnë mbi heqjen e kufizimeve të udhëtimit mes SHBA dhe MB.

Masat kufizuese mes dy vendeve ishin vendosur për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Ky takim mes Biden dhe Johnson vjen para samitit të G7, ndërsa gjatë udhëtimit në Evropë do të ketë bisedime me krerët më të lartë të shteteve perëndimore dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas medieve të huaja, Biden dhe Johnson pritet gjithashtu të bien dakord për një Kartë të re Atlantike të modeluar, në deklaratën historike të bërë nga Presidenti Franklin D. Roosevelt dhe Kryeministri Winston Churchill në vitin 1941.

Karta do të përshkruajë përparësitë, vlerat dhe sfidat që përfshijnë mbrojtjen e demokracisë, rikonfirmimin e rëndësisë së sigurisë kolektive, ndërtimin e një sistemi tregtar global më të drejtë dhe të qëndrueshëm, luftimin e sulmeve kibernetike, adresimin e krizës klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe dhënien fund të pandemisë së koronavirusit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll