Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Joe Biden shfaqet i lumtur, mban fjalim Presidencial pak para përfundimit të rezultatit: Do punoj dhe për ata që s’më votuan

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3c02d331a39f672182a21a08f1e24ef2

Numërimi i votave ende nuk ka përfunduar, por sipas projeksioneve dhe të dhënave aktuale paraprake, Biden është drejt fitores, pasi janë 16 vota në Michigan, aty ku Biden po kryeson, dhe 6 vota në Nevada, që po t’i shtohen 248 votat e grumbulluara, bëhën në total 270 vota, aq sa duhen për t’u shpallur president i ardhshëm i SHBA-ve.

Joe Biden mbajti një fjalim ku u duk tejet i lumtur dhe i gëzuar, për epërsinë e tij në këto shtete të rëndësishme.

Biden foli si presidenti i ardhshëm i SHBA-së, pasi tha se me këtë fitore, nuk do të ketë shtete me ngjyra, por vetëm shtete të bashkuar, dhe se do të punojë për të gjithë, edhe për ata që nuk kanë votuar për të.

“Më shumë amerikanë dolën në votime dhe pse pademia është ende nëpër këmbë. Mbi 150 milionë njerëz kanë hedhur votën, kjo është e jashtëzakonshme. Qeveria jonë është për njerëzit, kjo frymë është e gjallë, janë njerëzit ata që udhëheqin. Fuqia nuk duhet të merret, ajo rrjedh nga njerëzit. Vullneti i tyre e përcakton këtë gjë. Pas një nate të gjatë numërimi, ne po arrrijmë fitore në disa shtete të rëndësishme. Jam këtu që kur të mbarojë numërimi të them dhe të sigurohemi se ne do të jemi fituesit. Jemi në kryesim në Michigan, një diferencë e madhe. Ndihem mjaft mirë për Pensilvaninë. Po fitojmë 78% të votave që po shkojnë me postë në Pensilvani. Ne kemi fituar shumicën e njerëzve në amerikë. Kjo shumicë do të rritet. Çdo tregues po tregon që çdo votë po rritet çdo minutë e më shumë për ne. Janë 70 milionë vota, jam krenar për këtë. Kjo është një arritje e madhe. Ka qenë një fushatë e gjatë dhe e vështirë, por ka qenë më e vështira koha që po kalon shteti ynë. Koha do të jetë për ne. Duhet ta dëgjojmë njeri-tjetrin përsëri, të kujdesemi, të bashkohemi si një komb. Kjo nuk është e lehtë. Nuk duhet t’i trajtojmë oponentët tanë si armiq. Ne s’jemi armiq. Presidenca është një zyrë e këtij kombi, dhe shërben për përkujdesjen e të gjithë amerikanëve. Do punoj fortë edhe për ata që nuk votuan për mua. Askush s’do na e marrë demokracinë nga duart. Nuk do e lejojmë këtë të ndodhi. Ne s’do rrimë të heshtur, s’do përçahemi. Kam sigurinë e plotë që do të jemi triumfues. Kjo s’do jetë vetëm fitorja ime, por për të gjithë amerikanët. S’do ketë shtete blu dhe të kuq, por shtete të bashkuara”, deklaroi Biden.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img