Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Joe Biden “sfidon” Erdogan-in, i pari president amerikan që njeh genocidin armen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Joe Biden është bërë presidenti i parë amerikan që ka njohur zyrtarisht genocidin e Turqisë ndaj popullit armen.

Ai ka njohur zyrtarisht se vrasjet dhe dëbimet sistematike të qindra mijëra armenëve nga forcat e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit 20 ishin “genocid”, duke përdorur një term që paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë e kanë shmangur për dekada.

“Populli Amerikan nderon të gjithë ata Armenë që vdiqën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë sot,” tha Biden në një deklaratë. “Ne pohojmë historinë. Ne e bëjmë këtë jo për të hedhur faj, por për të siguruar që ajo që ka ndodhur nuk do të përsëritet kurrë”, shtoi ai.

Deklarata e Biden pritet të rrisë ehdee më shumë tensionet me sTurqisë dhe SHBA, pasi presidenti turk Erdogan përsëriti pretendimet e tij se SH.B.A-të po mbështesin luftëtarët kurdë në Siri të cilët janë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit me bazë në Irak, e njohur si PKK. PKK ka udhëhequr një kryengritje kundër Turqisë për më shumë se tre dekada.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img