Presidenti i SHBA, Joe Biden është i bindur në qëndrimin e tij për të mos bërë thirrje për armëpushim në Gaza, duke argumentuar se Hamasi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Izraelin dhe se forcat izraelite po kërkonin të shmangnin viktimat civile. Biden u tha gazetarëve të mërkurën mbrëma se Hamasi ishte zotuar të vazhdonte sulmet e tij ndaj Izraelit.
Presidenti i SHBA, argumentoi gjithashtu se forcat izraelite kishin kaluar nga bombardimet ajrore në operacione më të shënjestruara tokësore, pasi më shumë se 12 mijë njerëz në Gaza raportohet të kenë vdekur.
Nderkohë bilanci i bombardimeve sipas zyrës së mediave qeveritare e udhëhequr nga Hamasi është me të paktën 12 000 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Midis viktimave janë 5,000 fëmijë, shkruan Sky News.
Të premten, autoritetet palestineze shëndetësore thanë se më shumë se 11,500 njerëz ishin vrarë. Rreth 2700 persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur.
Rreth 1200 njerëz janë vrarë në Izrael, kryesisht gjatë sulmit fillestar të Hamasit më 7 tetor, dhe rreth 240 u zunë robër.