Presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë liderët e Finlandës dhe Suedisë për të folur për mundësinë e anëtarësimit në NATO.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, do të takohet këtë të enjte me Presidentin e Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Uashington.
SHBA po mbështet përpjekjet e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore. Nëse ata ia dalin, NATO do të rritet në 32 anëtarë.
Dy vendet nordike tashmë kanë bërë aplikimet, ndërsa Kremlini ka paralajëmruar se do të reagojë.
Turqia gjithashtu po kundërshton anëtarësimin e tyre në NATO, duke i akuzuar se strehojnë ekstremistë antiturq.