Hapësire reklamuese

Bota

Joe Biden: Nuk pres që Kina t’i ofrojë armë Rusisë për të luftuar kundër Ukrainës

Shkruar nga Newsbomb
Joe Biden: Nuk pres që Kina t’i ofrojë armë Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “iniciativë masive” prej Kinës për t’i ofruar armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë transmetuesit amerikan CBS, se Kina është duke “shqyrtuar mundësinë e dërgimit të mbështetjes vdekjeprurëse” te Moska, duke nisur nga “municioni e deri te armët”. Pekini i ka hedhur poshtë deklarata.

Në një intervistë televizive të transmetuar më 24 shkurt, Biden duket se ka tërhequr mbrapsht komentet e Blinkenit.

“Nuk pres – nuk kemi parë diçka të tillë ende – por nuk pres iniciativë masive nga ana e Kinës për t’i ofruar armë Rusisë”, ka thënë ai.

Biden e ka përmendur një bisedë që e ka zhvilluar me presidentin kinez, Xi Jinping në verën e kaluar, ku, sipas tij, i ka bërë të qarta pasojat nëse i ofrohen armë Rusisë.

“Pa ndonjë miratim qeveritar, 600 korporata amerikane e kanë lënë Rusinë – nisur nga McDonald's e deri te Exxon”, është cituar t’i ketë thënë Biden presidentit kinez.

“Dhe i kam thënë, ‘nëse edhe ju përfshiheni në këtë brutalitet, të mbështetjes së brutalitetit që është duke u zhvilluar, ju mund të përballeni me pasoja të njëjta'”.

I pyetur nëse Kina do të tejkalonte vijë të kuqe, në rast se Pekini i ofron armë Rusisë, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të përgjigjeshin”.

“Do të ishte qasja e njëjtë sikur për të gjitha shtetet tjera. Me fjalë tjera, ne do të vendosnim sanksione të ashpra ndaj secilit që vepron ashtu”.

Aleatët e Ukrainës kanë përdorur sanksionet dhe bllokadat tregtare për të ngufatur aftësinë e Rusisë për të blerë më shumë armë, apo për të prodhuar më shumë në tregun e brendshëm.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu