Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Joe Biden ndërron mendje, rrit numrin e pranimeve të refugjatëve në SHBA

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do të rritë numrin e refugjatëve të pranuar këtë vit në ShBA.

Biden nënshkroi një urdhër duke zgjatur numrin e 15 mijë pranimeve të refugjatëve, i lëshuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump deri në fund të muajit shtator.

Përmes këtij urdhri Biden ka hedhur poshtë planin e muajit shkurt për të rritur numrin në 62, 500.

Biden iu tha gazetarëve në Delaware që ai do të kalonte përtej limitit të 15 mijë.

“Ne do të rrisim numrin. Problemi ishte se pjesa e refugjatëve po punonte për krizën që përfundoi në kufi me të rinjtë. Ne nuk mund të bënim dy gjëra në të njëjtën kohë, kështu që tani do të rrisim numrin”, tha ai.

Biden kur mori detyrën një nga planet e tij kryesore ishte çështja e emigrantëve. Ai premtoi që do të ndryshonte politikën e imigracionit në SHBA.

Ndërsa, Trump punoi vit pas viti për të ulur shifrën pasi ai erdhi në zyrë në vitin 2017, duke i shkaktuar një goditje të gjitha formave të migrimit në SHBA.

 Ish-presidenti shkurtoi ndjeshëm pranimet e refugjatëve nga 110.000 kur ai mori detyrën në një maksimum prej 15.000 në vitin e tij të fundit, shifra më e ulët e të gjitha kohërave.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img