Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Joe Biden merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm disa ditë pasi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi dozën përforcuese për disa kategori, Biden vendosi të marrë dozën e tretë para kamerave.

“Bëra në vaksinimin tim të parë dhe të dytë kundër Covid-19, jam gati të bëj dozën e tretë përforcuese dhe ta bëj atë publikisht,” tha Biden.

CDC miratoi dozën përforcuese Pfizer për 65-vjeç e lart, ata nën kujdes të vazhdueshëm, disa njerëz me probleme të rënda shëndetësore dhe me rrezik të shtuar t’u infektuar nga Covid-19 për shkak të punës së tyre.

Biden, i cili është 78 vjeç, tha javën e kaluar se kishte në plan të merrte dozën e tij të tretë së shpejti.

“Është e vështirë të pranosh që jam mbi 65-vjeç, por do të marr dozën time përforcuese,” tha Biden.

Presidenti mori dy dozat e para të vaksinës Covid-19 përpara inagurimit të tij si president në janar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img