Hapësire reklamuese

Bota

Joe Biden i HABIT të gjithë, ngatërrohet gjatë fjalimit dhe thotë: Çfarë po bëj këtu? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gjithë teksa ka humbur fillin gjatë një fjalimi gjatë ditës së premte.

Biden ishte në Hjuston për të vizituar zonën e prekur nga ngricat dhe ulja e temperaturave.

Gjatë fjalës së tij për mediat, në një moment ai u ngatërrua dhe tha "Çfarë po bëj këtu?" duke i habitur të gjithë.

 “Përfaqësues, uh, Sheryl- Shirley Jackson Lee. Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli më falni, Pinell dhe, uh, çfarë po bëj këtu?

Unë do të humbas fillin këtu, dhe, uh, um – Kryetari i Bashkisë [Sylvester] Turner, Gjykatësja [Lina] Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët",- tha Biden.

Edhe një ditë më parë, Biden hasi probleme me përqendrimin, pasi duhej që të  rikujtohej nga zëvendës presidentja Kamela Harris për të vendosur maskën. 

Sondazh

Poll