Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Joe Biden: Fjalimi anti-meksikan i Donald Trump i rrezikshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden kritikoi sot fjalimin anti-meksikan të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, duke e cilësuar si të rrezikshëm, gjatë një vizite në shtetin fqinj.

“Disa retorika që vijnë nga disa kandidatë presidencial nga ekipi tjetër janë, mendoj, të rrezikshme, të dëmshme dhe jashtëzakonisht të pamenduara”, deklaroi Biden për fjalët e Trump, i cili kishte deklaruar se do të ndërtojë një mur në vend të rrethimit aktual me tela mes Meksikës dhe SHBA-së nëse do të zgjidhet.

Duke u shprehur në krahë të ministrit meksikan të Financave dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë, Joe Biden shtoi se “Ai nuk përfaqëson aspak, por krejtësisht aspak shumicën e amerikanëve”.

Zëvendëspresidenti amerikan ndodhet në Meksikë në një vizitë dy ditore, me rastin e negociatave tregtare mes dy vendeve.

Më shumë




spot_img








spot_img