Hapësire reklamuese

Bota

Joe Biden fiton Michiganin, ‘një hap larg' Shtëpisë së Bardhë: Merr 16 vota vendimtare në një ndër shtetet më të rëndësishme (STATISTIKAT)

Shkruar nga Newsbomb
Joe Biden, foto arkive

Kanditati Demokrat, Joe Biden, ka mundur të sigurojë fitoren në shtetin e Michigan duke e çuar totalin e votave të kolegjit elektoral në 264 nga 270 që nevojiten për t’u zgjedhur president.

Biden, është votuar nga 2,672,896 amerikanë ndaj 2,611,661 të Trump, deri tani. (Numërimi vazhdon)

Kjo fitore në Michigan, me siguri do të sjellë dhe zgjedhjen e tij si presidenti i 46-të i Amerikës pasi Trump do të mbetet shumë mbrapa, edhe do t’i duhet patjetër që të marri fitoren në Pensilvani, ku aktualisht kryeson, dhe në tre shtete të tjera, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut.

Ndërkohë Biden, i duhet të ruajë kryesimin dhe në Nevada dhe kështu siguron matematiksht postin si president për 4 vitet e ardhshme me 270 vota.

Numërimet e kutive zgjedhore po vazhdojnë ende në këto shtete. Michigan është gjithashtu vendi me dendësinë më të madhe të shqiptarëve që banojnë atje.

Në disa shtete në Amerikë, nëse diferenca e votave midis dy kandidatëve është më pak se 1%, ateherë njëri prej kandidatëve ka të drejtën të kërkojë rinumërimin e votave. 

Votimet në Michigan, është njoftuar nga fushata e Trump se janë hedhur në gjygj sepse përfaqësuesit Republikanë nuk janë lejuar brenda qendrave të votimit dhe se janë lejuar vota të kutive postare.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.