Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Joe Biden fillon turneun në Evropë, 5000 policë dhe 400 agjentë të Shërbimit Sekret do të kujdesen për sigurinë e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të jetë në sigurinë e 400 agjentëve të Shërbimit Sekret, të cilët janë drejtpërdrejt të angazhuar për mbrojtjen e tij dhe do kontrollojnë gjithçka gjatë vizitës së tij 8 ditore në Evropë.

Sipas mediave britanike, për sigurinë e tij do të kujdesen më shumë se 5000 policë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret, që gjithashtu janë të angazhuar për sigurimin gjatë samitit te G7-ës.

Hotelet ku Biden do të qëndrojë janë rezervuar pothuajse tërësisht në një rreze prej 30 miljesh të samitit, ndërsa 400 anëtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së, si dhe stafi tjetër, kanë marrë  shtëpi të mëdha për të qëndruar brenda

Në momentin që u konfirmua pjesëmarrja e Presidentit në samitin jashtë SHBA-së, fillimisht para se të shkonte Biden shkuan agjebntët e Shërbimit Sekret amerikan të cilët kontrolluan çdo apekt të siguris, nga pusetat e kanalizimit e deri te aeroplanët që lëviznin në qiell mbi vendin ku do të qëndrojë ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img