Hapësire reklamuese

Bota

Joe Biden do të publikojë foton e parë të kozmosit nga teleskopi James Webb

Shkruar nga Newsbomb
Joe Biden do të publikojë foton e parë të kozmosit nga

Presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë ditën e nesërme fotografinë e parë të realizuar nga teleskopi gjigant i NASA, James Webb.

Fotografia e parë e teleskopit 10 miliardë dollarësh, do të jetë më e largëta që ka parë ndonjëherë syri i njeriut, pranë perëndimit të universit dhe në skajet e kozmosit.

Ky imazh do të pasohet nga katër shkrepje të tjera të mahnitshme të galaktikave, ka bërë me dije Nasa.

Agjencia Aeronautike Amerikane tha se fotografia që do të publikohet nga Biden do të jetë me fushë të thellë, që do të thotë se do të përmbajë një numër masiv galaktikash dhe yjesh. Një pjesë e imazhit do të përmbajë dritë jo shumë kohë pas shpërthimit të Big Bengut.

Imazhet e tjera përfshijnë fotografinë e një planeti gjigant të gaztë jashtë sistemit tonë diellor, dy nebula ky yjet lindin dhe vdesin dhe fotografi të përditësuara të pesë galaktikave, në një bukuri spektakolare, premton Nasa.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll