Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Joe Biden dënon vrasjen e presidentit të Haitit: Sulm i neveritshëm, i uroj shërim të shpejtë Zonjës së Parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise dhe plagosjen e gruas së tij Martine Moise. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti sulmin “të neveritshëm”, duke thënë se administrata e tij ka nevojë për më shumë informacion.

 “Ne e dënojmë këtë sulm të neveritshëm dhe unë po dërgoj dëshirat e mia të sinqerta për shërimin e Zonjës së Parë Moise.Shtetet e Bashkuara i japin ngushëllime popullit të Haitit dhe ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti të sigurt ”, tha Biden në një deklaratë për shtyp.

Jovenel Moise u qëllua për vdekje në rezidencën e tij nga persona të armatosur, të paidentifikuar mëngjesin e sotëm, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij e cila ndodhet në spital.

Më shumë




spot_img








spot_img